Robotët mikroskopikë janë e ardhmja e luftës kundër kancerit

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

kancer

Robotët mikroskopikë mund të përdoren së shpejti si armë në betejën e njeriut për të luftuar kancerin. Disa shkencëtarë zviceranë kanë projektuar një makineri të jashtëzakonshme, e cila mund të programohet për të shkatërruar tumoret pa prekur qelizat e shëndosha.

Këto robotë janë programuar gjithashtu për të aktivizuar qelizat bazë përmes një injeksioni elektrik, një teknikë kjo e përdorur për të riparuar plagët ose muskujt.

Problemi me injektimin e medikamenteve tek pacientët gjatë kimiopterapisë janë efektet anësore, tha për të përditshmen “The Times” Salvador Pané, shkencëtar pranë Institutit Federal të Teknologjisë në Zvicër.

“Por nëse kemi më shumë kontroll mbi këto agjentë dhe arrijmë të shënjestrojmë objektivin e duhur, mund të arrijmë të minimizojmë këto efekte anësore,” tha ai. Robotët në fjalë kanë një formë sferike, si dhe janë kaq të vegjël saqë 1,200 prej tyre mund të përfshihen në një hapësirë që zë një pikselë.

Burimi: The Mirror / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë