Këto pajisje shtëpiake po na vrasin nga pak e përditë

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

qirinj

Nuk është vetëm tymi i lëshuar nga makinat, duhani apo fabrikat ai që po na vret nga pak e përditë. Një tjetër vrasës i heshtur gjendet brenda në shtëpi, i cili është po aq i rrezikshëm sa të parët. Ekspertët e shëndetësisë i paralajmërojnë njerëzit rreth rreziqeve që iu kanosen nga ndotja e ajrit brenda mureve të shtëpisë, e cila shkaktohet nga bojleri, kondicioneri apo qirinjtë aromatikë. Paralajmërimi vjen pas një studimi të kryer nga Kolegji Mbretëror i Fizikanëve dhe Pediatreve, ku thuhet se ndotja e ajrit brenda në shtëpi ka shkaktuar ose kontribuar në vdekjen e të paktën 99 mijë personave në Evropë çdo vit.

Duke dashur që të kursejnë energjinë, njerëzit i kanë izoluar shtëpitë dhe kanë instaluar dritare që nuk hapen, por nuk e dinë se një gjë e tillë vë në rrezik jetën e tyre. Çdo pajisje që kemi në kuzhinë, si bojlerët, bombolat, kondicionerët, deodorantët, qirinjtë etj, ndotin ajrin brenda mureve të shtëpisë. Këto pajisje shtëpiake përdorin përbërës kimik të quajtur Përbërës Organik të Avullueshëm (VOC), të cilët avullohen menjëherë në ajër, duke u shkaktuar njerëzve djegie në sy, acarim të lëkurës, të përziera, koll, deri në kancerin e hundës dhe fytit.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
Shkencëtarët zbulojnë dy pijet me kafeinë që mund të ulin rrezikun e goditjes në tru dhe sulmit në zemër, ja sa duhet të konsumoni për përfitime shëndetësore
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet