Ja si të shpëtoni nga rrudhat dhe shenjat e “plakjes”

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Të gjithë njërëzit do të dëshironin të parandalonin plakjen dhe simptomat që vijnë prej saj, sidomos rrudhat. E ku ka më mirë se produktet natyrale, për ta mundësuar këtë gjë?!

Panxhari: konsumoni panxhar dhe lëngun e tij çdo ditë. Ai ju ndihmon të pastroni mbeturinat nga trupi e për pasojë të kujdeset për shëndetin e përgjithshëm të organeve. Panxhari ju ndihmon edhe për të hequr zbehjen e fytyrës.

Boronica: është e pasur me antioksidantë, ajo parandalon plakjen e lëkurës dhe rigjallëron qelizat. Konsumimi i tyre parandalon shfaqjen e rrudhave dhe i jep elasticitet lëkurës.

Avokado: maskat me avokado janë shumë të mira për të hidratuar lëkurën dhe për ta mbajtura atë të butë. Aplikoni vaj avokado në fytyrë 2 herë në javë dhe lëkura do të fitojë qëndrueshmëri dhe elasticitet.

Limoni: përveçse është një produkt i shkëlqyer për shëndetin e përgjithshëm, ai ndihmon ën reduktimin e rrudhave gjithashtu. Bëni maskë me lëng limoni dhe mjaltë. Ai është i pasur me vitaminë C dhe ka aftësi të prodhojë kolagjen.

Domatja: është e pasur me likopen, element ky shumë i rëndësishëm që mbron lëkurën kundra rrezeve UV. Thuhet se maskat me domate dhe lëngun e saj mund t’ju falin një rini të përjetshme. / www.shendeti.com.al / Burimi: steptohealth

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave