Gjermania heq nga tregu çokollatat “Mars” dhe Snickers”, u gjetën copa plastike

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

snickers-mars

Prodhuesi amerikan i çokollatave “Mars” ka urdhëruar tërheqjen nga tregu të çokollatave “Mars” dhe “Snickers”, pasi janë gjetur copëza plastike. Produktet që dyshohet se janë prekur janë ato me datë skadence nga 19 qershor 2016 deri më 8 janar 2017.

Divizioni i kompanisë “Mars” në Gjermani prodhon rreth 10 milionë çokollata të tilla çdo ditë. Listën e plotë të produkteve që janë urdhëruar të tërhiqen nga tregu mund ta gjeni tek uebsajti i kompanisë, www.mars.de.

“Dëshirojmë që konsumatorët mos t’i blejnë këto produkte dhe mos t’i konsumojnë”, ka thënë kompania në një deklaratë për shtyp.

Burimi: BBC / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

“Ministri e vdekjes”- Protestuesit ndalen para ministrisë së Shëndetësisë
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Historia e hemodializës, shërbimit që shteti ‘refuzon’ ta ofrojë vetë
Rënia në peshë nuk janë vetëm numrat në peshore, endokrinologia: Drejtohuni te mjeku për zgjidhje
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Pse obeziteti prek më shumë gratë sesa burrat?
Mjekja: Ja pse gratë shtojnë peshë në periudhën e menopauzës (VIDEO)