Iu shmang pyetjes, spikerja i pret fjalën Beqajt

Beqaj

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ishte i ftuar në studion e “Zërit të Amerikës” për të folur për shëndetësinë shqiptare dhe koncesionet e dhëna nga qeveria shqiptare.

Në momentin kur Beqaj po fliste për koncesionet e “chek up”-it, hemodializës dhe sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, moderatorja e “Zërit të Amerikës”  i ndërpret fjalën në mes.

Pavarësisht insistimit të gazetares që ministri t’i përgjigjej pyetjes në lidhje me akuzat e bëra për këto koncesione, Beqaj është zgjatur duke u munduar t’i shpjegojë sa më gjatë ato, por koha nuk ishte në dispozicion të tij.

“Ju nuk iu përgjigjët pyetjes time, më vjen keq jemi në minutën e fundit dhe mua më duhet ta ndërpresë”, iu drejtua gazetarja ministrit, ndërkohë që ky i fundit vazhdonte të fliste./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën