5 arsye pse është gjë e mirë që mjeku juaj ka një praktikant

 

doktor1. Ju kushtohet më shumë kohë: Meqë praktikantët po trajnohen, ata kanë më tepër kohë për të harxhuar me pacientët sesa stafi i zakonshëm. Si rrjedhojë, shumë pacientë ndihen më mirë ndërsa shprehin shqetësimet e tyre pa ndjerë nevojën për t’i thënë gjërat me vrap se duhet të dilni nga zyra e mjekut.

2. Po merrni mjekimin më të fundit: Praktikantët po përgatiten për provime specializimi dhe për temat e tyre të diplomës. Si rrjedhojë marrin pjesë në seminare të ndryshme dhe kanë informacion për të rejat më të fundit të mjekësisë, nga të cilat pacientët mund të përfitojnë.

3. Keni dy palë sy: Meqë punojnë nën udhëheqjen e një mjeku tjetër, ju merrni jo vetëm mendimin e praktikantit, por edhe të mbikëqyrësit të tij. Kjo ju siguron një përkujdesje të plotë dhe të sigurt dhe ndërkohë keni dy mjekë që kujdesen për shëndetin tuaj.

4. Lini takim më herët: Mjekët zakonisht janë të zënë. Por kur ka praktikantë që merren me ju, atëherë takimet mund të zhvillohen më herët, pasi ndihmoheni nga praktikanti.

5. Mund të ndihmoni në krijimin e një karriere për një doktor të ri: Mënyra më e mirë për të mësuar nuk është nga librat. Mjekët mësojnë shumë nga pacientët dhe u janë mirënjohës atyre që i kanë lejuar të marrin pjesë në përkujdesjen për ta. Duke i lejuar praktikantët të merren me ju, i ndihmoni të zhvillojnë aftësitë e tyre personale dhe mjekësore për t’u bërë mjekë më të mirë.

Postime të ngjashme

Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
Trajtimi psikosocial dhe shëndetësor i dhunuesve: hallka e munguar për thyerjen e ciklit të dhunës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Cilat ushqime ndihmojnë shëndetin e syve?
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Angjinarja: Perimi i pranverës që forcon kockat dhe zemrën