Karotat na shpëtojnë nga një sëmundje vdekjeprurëse

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Karotat nuk janë të mira vetëm për sytë. Nëse konsumohen në mënyrë të rregullt, këto perime ulin shanset e zhvillimit të kancerit të gjirit tek femrat me 60%. Frutat dhe perimet e tjera të pasura me pigmentin beta-karotene, si spinaqi, piperi i kuq dhe mangoja, kanë të njëjtin efekt. karota

Beta-karotene është substanca që u jep ngjyrën ushqimeve bimore. Për vite me radhë shkencëtarët kanë rekomanduar që ta përfshijmë këtë perime në dietën ushqimore, për të luftuar sëmundje të ndryshme. Ndërsa studimi i fundit, i publikuar në “American Journal of Clinical Nutrition”, tregon përfitimet që sjell kjo perime sa i përket kancerit të gjirit.

Shkencëtarë nga e gjithë Evropa intervistuan 1,500 femra të diagnostifikuara me kancerin e gjirit dhe 1,500 të tjera që nuk vuanin nga asnjë sëmundje. Ata u pyetën për dietën e tyre ushqimore, dhe kryen teste gjaku për të matur nivelin e pigmentit beta-karotene dhe substancave të tjera bimore, si vitaminën C dhe likopenë.

Në fund shkencëtarët dolën në përfundimin se femrat që konsumonin ushqime të pasura me substancën beta-karotene, si karotat dhe piperi, ishin 40% deri 60% më pak të rrezikuara për të prekur nga kanceri i gjirit.

“Gjithkush mund të ulë rrezikun për t’u prekur nga kanceri i gjirit dhe shumë sëmundje të tjera nëpërmjet një jetese të shëndetshme, si duke mbajtur peshën e duhur, duke konsumuar një dietë të pasur me ushqime të ndryshme, duke qenë më aktivë dhe duke pirë sa më pak alkool”, thotë Dr. Dr Richard Berks, drejtues i organizatës së bamirësisë “Breast Cancer Now”.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Spitalet rajonale nën kapacitet, 40% e shtrimeve përqendrohen në Tiranë
Rasti i pacientit në Durrës: Një alarm për aksesin e barabartë në shërbimet shëndetësore dhe dinjitetin e pacientit
Lirohet nga burgu ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Pse na rrudhen gishtat kur i mbajmë në ujë për një kohë të gjatë?
Rasti i pacientit në Durrës, MSHMS urdhëron nisjen e hetimeve
Dietologët zbulojnë ushqimin nr. 1 që mund të rrisë menjëherë sheqerin në gjak
Shpërthimi i sëmundjes së Legjionarëve në New York, 6 viktima dhe 90 raste të konfirmuara