Ja si të parandaloni kancerin e pankreasit, kanceri më vdekjeprurës!

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela  Bardhi

Edhe pse shkaqet e kancerit pankreatik ende nuk janë konfirmuar shkencërisht, studime të shumta kanë treguar se konsumimi i tepërt i mishit të kuq luan një rol të madh në shfaqjen e këtij lloji të kancerit. Një hulumtim i bërë kohëve të fundit ka treguar se meshkujt që konsumonin proshutë, suxhuk, salcice në baza ditore rrisnin zhvillimin e kancerit të pankreasit me 19% në krahasim me pjesëmarrësit që nuk i konsumonin këto produkte. Për më tepër, kjo përqindje u rrit në 29% në rastet kur pjesëmarrësit konsumonin edhe 120 gr të mishit të kuq.

kanceri pankreasitrKy lloj kanceri është rritur me hapa shumë të shpejtë. Vetëm në vitin 2015 janë diagnostikuar më shumë se 4000 persona me kancer pankreatik (në SHBA). Me qënë se ky lloj kanceri nuk mund të diagnostikohet që në fazat e hershme të tij, ai konsiderohet si një nga llojet më vdekjeprurës të kancerit. Revista mjekësore BMC, botoi një studim në vitin 2013, botoi një studim që tregonte se nëse reduktohej ndjeshëm konsumimi i misht të kuq, atëherë mund të parandaloheshin vdekjet nga ky lloj kanceri deri në 3.3%. Nga po i njëjti studim u rezultua se nitratet që gjendeshin në mishin e kuq ishin faktori kritik që paraqisnin kancerin e pankreasit. Rrisku për t’u prekur nga ky lloj kanceri do të ulej ndjeshën nëse ju do të konsumoni ushqime të shëndetshme, të papërpunuara dhe pa kimikate ose toksina.

Gjëja më e mirë që mund të bëni për të qënë të shëndetshëm dhe për të parandaluar shfaqjen e kancerit të pankreasit është të ndaloni konsumimin e mishit të kuq dhe të konsumoni sa më shumë perime dhe fruta natyrale e të stinës. / www.shendeti.com.al /Burimi: BMCmedicine.co.uk/

Postime të ngjashme

Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Si ta lehtësoni menjëherë djegien nga dielli me aloe vera