Ja çfarë thonë menstruacionet për shëndetin tuaj

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Cikli menstrual është një funksion i domosdoshëm dhe normal në trupin e një femre. Femrat duhet të dinë gjithçka për periodat e tyre sepse ato mund të tregojnë shumë për gjendjen shëndetësore.

periodNgjyra dhe rrjedhja: sipas dr Alisa Vitti thotë se ngjyra e periodave tregon për shëndetin hormonal. Kështu që kur periodat kanë ngjyrë shumë të errët (si boronicë) mund të tregojë për nivele të larta të estrogjenit në trup. Kjo gjë mund të shkaktojë rrjedhje më të shpeshtë dhe të trashë të ciklit. Kur periodat kanë ngjyrë më të lehtë (të ngjashme me ngjyrën e luleshtrydhes) tregojnë se keni nivele të ulëta të estrogjenit në trup. Në këto raste, periudha e rrjedhjes mund të jetë me hope dhe do jetë më e hollë se zakonisht. Sipas dr Vitti “ngjyra e përsosur” e mensturacioneve duhet të jetë diçka e mesme, as shumë e fortë as shumë e lehtë.

Kurse përsa i përket dhimbjeve gjatë ciklit menstrual, termi i saktë është dismenorrhea dhe është një faktor që prek shumicën e grave. Dhimbjet gjatë ciklit menstrual janë shenjë e endometriozës, gjendje e cila shkaktohet nga rritja e rrjedhjes së periodave nga mitra. Në rast se dhimbjet janë të padurueshme dhe vazhdojnë për një kohë të gjatë atëherë duhet të konsultoheni me mjekun./ Burimi: steptohelath/

Postime të ngjashme

Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave
Hipertensioni gjatë shtatzënisë i lidhur me rrezikun e kardiomiopatisë së zgjeruar
A mund të rrisin rrezikun e kancerit të gjirit produktet tuaja për kujdesin e lëkurës?
7 shenjat e endometriozës që një grua nuk duhet të injorojë kurrë
Si ndryshon trupi i një gruaje pas lindjes, studimi tregon se kur analizat rikthehen në vlerat normale