Përzierja e mrekullueshme që rigjeneron flokët e dëmtuar!  

Përgatiti për gazetën “shëndet+”: Elena Beta

 maskeKy trajtim për flokët do të japë efekte të mrekullueshme, do të përmirësojë cilësinë e flokëve, do të stimulojë rritjen më të shpejtë, si dhe do t’ju ndihmojë të parandaloni humbjen e tyre.

Aplikoni këtë maskë të mrekullueshme natyrore për flokët tuaj dy herë në javë, në 6-8 javë për të rindërtuar plotësisht strukturën e flokut. Nëse është e nevojshme, mund ta përsërisni trajtimin pas 3 muajsh.

Ja si ta përgatisni atë:

Shtoni një lugë çaji mjaltë ose sheqer në një lugë çaji me qumësht të ngrohtë. Pastaj, shtoni 20 g maja të freskët, në pamundësi për ta gjetur mund të përdorni maja të thatë. Megjithatë, kini parasysh se 7 g maja e thatë është e barabartë me 40 g maja të freskët.

Më pas, lereni këtë përzierje në një vend të ngrohtë për 15-20 minuta që të rritet. Më pas, aplikojeni atë në rrënjët e flokëve të pastër dhe të lagësht. Aplikoni përzierje deri në skajet e flokëve. Këtë procedurë mund ta aplikoni edhe në flokë të palarë. Vendosni një peshqir të ngrohtë mbi flokë. Temperatura e ngrohtë që do të krijohet është optimale për rigjenerimin e flokëve. Mbajeni maskën në flokë 1 orë.

Më pas, lani flokët dhe përfitoni efekte të shkëlqyera.

Burimi: healthyfoodhouse/shëndeti.com.al

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave