Lista e barnave të rimbursueshme, ISKSH: S’kemi ende shifra të sakta për aplikuesit

ISKSH-ja, ende në proces shqyrtimi përsa i takon aplikantëve të rinj për të qenë pjesë e listës së barnave të rimbursueshme

ilace1Ndonëse kanë mbetur pak ditë nga bërja publike e numrit të aplikantëve të rinj  për të qenë pjesë e listës së barnave të rimbursueshme, Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor (ISKSH) nuk është ende në gjendje të japë një përgjigje të saktë sesa është numri i plotë i kërkesave të reja që kanë paraqitur interes për t’u futur në këtë listë. Sipas burimeve zyrtare nga ISKSH-ja, lista në fjalë është ende në proces shqyrtimi dhe për momentin  nuk ka shifra apo të dhëna konkrete.

Mësohet se aktualisht po punohet në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore për hartimin e listës së barnave të rimbursueshme të këtij viti. Përpos pritjes së propozimeve, momentalisht po zhvillohen takime intensive me mjekët, përfaqësues të gjithë katedrave kryesore në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” për të marrë një mendim sa më profesional, i cili do të reflektohet më tej në vendimmarrje për një listë barnash jo vetëm kosto-efektive, por edhe cilësore për pacientët. Këto konsulta janë një qasje e re e hartimit të listës së barnave për të maksimalizuar përftimet për pacientët./Aishe Thartori

 

Postime të ngjashme

Studimi: Si po përhapen në TikTok informacione të rreme rreth kremrave të diellit
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë
Kujdes! Mos i kombinoni këto pije me ilaçet e tensionit
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe