Denoncimi i “Together for Life”: Të sëmurët me kancer pa ilaçe, i blejnë kontrabandë

Arlinda Gjypi, “Shëndet+”

Blerje ilaçesh kontrabandë që nuk japin asnjë siguri për cilësinë e tyre, kryerje të analizave jashtë QSUT-së për shkak se vetë spitali nuk e ofron një gjë të tillë. Këto janë problemet kryesore të ngritura nga shoqata “Together for Life”, e cila organizoi sot një thirrje për të advokuar për të drejtat e pacientëve me kancer.

Mystret Dervishi (2)

Mystret Dervishi, i cili ka vajzën me kancer

Të afërm të pacientëve me kancer ngritën zërin lidhur me problemet me të cilat ata përballen çdo ditë, duke theksuar blerjen e ilaçeve shumë të shtrenjta për xhepat e tyre për të realizuar kimioterapitë. Gjithashtu, shumë prej analizave të nevojshme nuk kryhen në Qendrën Universitare Spitalore “Nënë Tereza”, duke i detyruar familjarët e të sëmurëve që t’i realizojnë jashtë spitalit me kosto shumë të mëdha.

I pranishëm ishte edhe Mystret Dervishi, nga Lushnja, vajza e të cilit vuan nga kanceri i mushkërive. I u shpreh se shumë prej ilaçeve për kimioterapinë i kanë blerë jashtë spitalit, ndërkohë që nuk kanë arritur të realizojnë gjithë analizat për shkak të kostos shumë të madhe. “Analizat kushtojnë mbi 1 milion lekë. Kemi arritur t’i bëjmë vetëm gjysmat. Duhen shumë shumë para për të bërë të gjitha analizat e për më tepër, për t’i përsëritur ato. Ndërsa tani shpresojmë që të na ndihmojnë për të pasur ilaçe të paktën për të qetësuar dhimbjet e vajzës”, u shpreh Mystreti, i cili vetëm shpreson që, të paktën, ilaçet kundër dhimbjeve t’u sigurohen, siç në fakt u takon me ligj.

Eglantina Bardhi, drejtoreshë e shoqatës “Together for Life”, u shpreh se pacientëve me kancer po u shkelen të drejtat pasi nuk u sigurohen ilaçet, çka bën që trajtimi i tyre të mos jetë i plotë dhe jeta e tyre të jetë nën rrezik, edhe kur sëmundja është në stadet e para të saj.

Shoqata “Together for Life”, me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, po zbaton projektin “Investigim mbi abuzimin e pacientëve me kancer”. / shendeti.com.al

7

8

9

Postime të ngjashme

Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Jep dorëheqjen drejtuesi i Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, ja kush e zëvendëson (EMRI)