Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka
Kujt i nevojiten maskat e shtrenjta për fytyrë kur mund t’i përgatisim lehtësisht në shtëpi me metoda alternative. Kafja është shumë e mirë për lëkurën, pasi e pastron dhe e bën më të shndritshme. Ajo është ideale për të gjitha llojet e lëkurës.
Për përgatitjen e kësaj maske nevojiten këto përbërës:
- ½ filxhan kafe të bluar organike
- ½ filxhan me pluhur kakaoje
- 1 filxhan qumësht
- 1 lugë gjelle lëng limoni (për lëkurë të thatë provoni vaj ulliri ose bajame)
- 1 lugë gjelle mjaltë
Përgatitja:
- Përzieni kafen e bluar me pluhurin e kakaos në një enë.
- Shtoni qumështin dhe përzieni mirë derisa të formohet një pastë.
- Shtoni lëngun e limonit dhe mjaltin.
- Aplikojeni në fytyrë dhe lëreni të thahet (deri në 20 minuta).
- Në fund lajeni fytyrën.
1. Kafja e pasuron fytyrën me antioksidues.
2. Kafja përmban kafeinë që mbron lëkurën nga rrezet e dëmshme ultraviolet.
3. Ajo parandalon daljen e rrudhave dhe ruan elasticitetin e lëkurës.
4. Kafja është e mirë edhe për eliminimin e celulitit.
Burimi: Cure Joy / https://shendeti.com.al/


