Shënohet viktima e parë në vend nga virusi i gripit të derrit

virus gripiShënohet viktima e parë në vend, nga virusi i gripit A H1N1, i njohur ndryshe si gripi i derrit. Viktima është një 30-vjeçare, që gjendej e shtruar në Sanatoriumin e Tiranës në gjendje të rëndë. Burime nga spitali bëjnë me dije se gruaja vuante edhe nga insufiçenca respiratore dhe nga A1H1. Pacientja ishte shtatzënë 13–javëshe dhe kishte edhe simptoma të Nefropatisë Diabetike dhe Kardiopatisë së Dilatuar. 30-vjeçarja me iniciale I.M ka ndërruar jetë dje. MSH bën të ditur se aktualisht, në Shqipëri janë gjithsej 26 raste të identifikuara me virusin AH1N1. Në këto kushte, po merren masa për shpërndarjen e medikamentit Tamiflu si dhe pajisjen e personelit shëndetësor me masa mbrojtëse.

Postime të ngjashme

Dietë apo aktivitet fizik? Cila është më e rëndësishme për rënien në peshë?
Zhvillime të mëtejshme në dizenjimin e barnave për trajtimin e infeksioneve virale
Kur duhet të kërkojmë ndihmë profesionale për humbjen e peshës?
Ethet e Nilit në Korçë, ISHP në terren pas konfirmimit të rastit të parë në Shqipëri. Hetime dhe depistim për parandalimin e infektimeve
A mund të kalojë diabeti i tipit 2 në remision pas humbjes së peshës?
Mjeku Tritan Kalo zbulon dy parazitët që “fshihen” në zorrë gjatë verës: Ja si dallohen dhe çfarë pasojash shkaktojnë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
Konfirmohet rasti i parë i Virusit të Nilit Perëndimor në Shqipëri