Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka
Shumica e njerëzve e dinë se duhani është tepër i dëmshëm dhe shkakton sëmundje të ndryshme, megjithatë, disa njerëz, sidomos ata të varur nga nikotina, nuk mund t’i rezistojnë tundimit.
Videoja e mëposhtme tregon sa e dëmshme është duhani për mushkëritë. Ajo bën një krahasim të mushkërisë së pastër dhe të asaj të nxirë nga duhani. Ndërsa mushkëritë e shëndetshme zgjerohen kur mbushen me ajër, e kundërta ndodh me mushkëritë e duhanpirësve, që thuajse nuk pësojnë asnjë ndryshim.
Një kapacitet më i ulët, bën që një sasi më e vogël oksigjeni të shkojë në gjak. Përveç kancerit të mushkërive dhe sëmundjeve të zemrës, duhanpirësit janë gjithashtu më të rrezikuar të preken nga bronkiti.
Duhani dëmton strukturën me fije që ndodhet brenda organeve, që ka si funksion të kapë ngacmuesit dhe mukusin e tepërt. Duhanpirësit e rregullt e dëmtojnë këtë strukturë, duke u rrezikuar kështu nga infeksionet.
https://vine.co/v/MQFhz5AOMZI
Burimi: Indepedent / https://shendeti.com.al/


