Eliminoni rrudhat poshtë syve me këtë metodë të thjeshtë alternative!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

rrudhaPlakja sjell disa probleme shëndetësore, e bashkë me to edhe rrudhat.

Zakonisht gratë përdorin metoda të ndryshme për të eliminuar  këtë problem, të tilla si kremra fytyre apo trajtime kozmetike. Por asgjë nga këto nuk premton eliminim total të rrudhave.  Ja disa alternativa që mund t’ju vijnë në ndihmë në të tilla raste!

Çaj me kafeinë: përmban tanin natyror, diuretik e cila është përdorur nga paraardhësit tanë dhe vazhdon të përdoret edhe sot. Kjo metodë shpesh përdoret nga modelet për eleminimin e qeseve të zeza nën sy. Mbani bustinat e çajit në frigorifer. Kur të ftohen,  vendosini qeset në sy dhe mbajini për njëzet minuta. Kjo metodë do të reduktojë inflamacionin dhe do të ulë rrathët e fryra të syve.

Avokado: shumë njerëzve, lodhja ju stimulon krijimin e qeseve të errëta nën sy, të cilat bëjnë që personi të duket më i vjetër në moshë.  Nëse nuk keni pasur kohë për pushim, prisni disa feta avokado dhe vendosini nën sy.

Lugë metalike: merrni dy lugë metalike dhe të mbajini ato në ujë të ftohtë për disa minuta. Pas kësaj, vendosni pjesën e poshtme të lugës nën sy për 30 deri 60 sekonda. Metali i ftohtë do të largojë lodhjen nga sytë dhe në të njëjtën kohë do të ju japë energji.

Kujdes: Nëse ndonjë nga përbërësit ju bën alergji, konsultojuni me mjekun dermatolog

Burimi: http://myilifestyle.com/https://shendeti.com.al

 

 

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave