A ju ndodh që t’ju bëhet lëkura me kokrriza ose e quajtur “lëkura pulë”?! Ja çfarë problemi tregon

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Intoleranca ndaj glutenit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz. Ja disa nga shenjat e para që tregojnë për këtë problem:

lekure pule“Lëkurë pule”: nëse menjëherë pasi keni konsumuar produkte më gluten ose disa orë më pas ju janë formuar kokrriza në lëkurë (ose e njohur ndryshe si lëkurë pule) në krahë dhe në kofshë, atëherë kjo është një shenjë e mungesës së acidit yndyror i shkaktuar nga gluteni.

Dhimbje koke: nëse keni dhimbje koke të vazhdueshme është një shenjë tjetër që ju tregon që jeni intolerant ndaj glutenit. Kjo mund të tregojë edhe shenjë dehidratimi.

Sëmundjet autoimune: sigurisht që këto sëmundje nuk lidhen gjithmonë me faktin që jeni intolerant ndaj glutenit, por në disa raste sëmundjet e tilla si artriti reumatoid, koliti, lupusi, skleroza e shumfishtë, psoriasis etj thuhet se shfaqen edhe nga intoleranca ndaj glutenit.

Problemet me tretjen: intoleranca ndaj glutenit ju jep edhe simptoma të tilla si gazra, diarre ose kapsllëk, fryrje barku etj.

Marramendja dhe lodhja kronike: janë dy simptoma të tjera që shoqërojnë personat që janë intolerant ndaj glutenit./ www.shendeti.com.al /Burimi: healthyfoodteam.com

Postime të ngjashme

Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Kur sigurimi vjen në telefon: SiCRED sjell blerjen online të policave
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi