Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta
Fuqia e lindjes! Askush ndonjëherë nuk mund të rrëmbejë pushtetin e madh që ky proces i jep gruas.
Tani kjo “fuqi” mund të përdoret si një mënyrë sublime për t’u ardhur në ndihmë atyre që kanë më pak fat.
“Artistët e palindur” është emri i fushatës me bazë në Belgjikë. Në këtë program, gra shtatzëna vullnetare i ngjyejnë penelat në një kanë me bojë dhe i ngjisin në barqet e tyre. Nga lëvizjet e foshnjave në barkun e nënave të tyre, penelat që prekin një telajo, krijojnë “piktura” me ngjyra unike, të cilat shiten për të mbledhur para në ndihmë të fëmijëve të varfër afrikanë.
Kjo fushatë bamirëse është formuar për shkak të normës së lartë të vdekshmërisë foshnjore në Afrikë. Motoja e tyre është “Bebet e palindura të mbledhin para, për të mbështetur fëmijët afrikanë.”
Për më shumë detaje, shikoni videon bashkangjitur!
Burimi: http://www.topnaturaltips.com/https://shendeti.com.al


