“Vrasësi i mbipeshës”, 1 lugë çaji i kësaj erëze mund t’ju bëjë të humbisni 15 kg në 3 muaj!

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Një nga mënyrat më të mira për të rënë në peshë është të përshpejtoni metabolizmin dhe sistemin tretës. Kjo gjë mund të arrihet përmes një diete të ekuilibruar dhe aktiviteti të rregullt fizik.

qimnonSipas një hulumtimi të kryer në Universitetin e Shkencave Mjekësore në Iran, studiuesit kanë bërë ekzaminimin e dy grupe njerëzish me nga 44 femra mbipeshë. Ky studim zgjati 3 muaj dhe gjatë kësaj periudhe këto femra konsumonin rreth 500 kalori në ditë. I vetmi ndryshim i dietës ushqimore tek këta persona ishte se grupit të parë iu dha të konsumohej 140 ml kos i përzier me qimnon dhe grupit të dytë vetëm 140 ml kos.

Në fund të studimit, grupi i parë që kishte konsumuar kos me qimnon kishte rënë deri në 14 kg nga pesha, në ndryshim nga grupi i dytë. Grupi i parë kishte humbur rreth 14,68% yndyrë në trup ndërsa grupi i dytë vetëm 4,91% yndyrë.

Nga hulumtimi u rezultua se qimnoni kishte kapacitetin të digjte yndyrën në trup dhe të përshpejtonte proçesin e tretjes së ushqimit. / Burimi: fhfn.org

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe