A ndihmon ushqyerja me gji në parandalimin e kancerit të vezoreve?

ushqyerja_e_femijes_me_gjiJanë disa gjëra që rezultojnë të jenë ndihmëse kundër kancerit të vezoreve. Pilulat kontraceptive orale (nga goja) të kombinuara (pra, që nuk përmbajnë vetëm estrogjen, por edhe progesteron) mund të shërbejnë në këtë rast si faktor mbrojtës.

Sipas një studimi të fundit, gratë që kanë përdorur këto lloj kontraceptivësh oralë për një periudhë dhjetëvjeçare kanë rezultuar me një reduktim rreth 60 për qind përsa i përket riskut të kësaj sëmundjeje. Një faktor tjetër mbrojtës, mendohet të jetë mosha e hershme e shtatzënisë së parë dhe mosha e vonë e shtatzënisë së fundit.

Gjithashtu, lidhur me pyetjen tuaj, sipas statistikave, nënat që ushqejnë fëmijët me gji gjatë laktacionit kanë më pak mundësi për të zhvilluar kancer të ovarit (vezoreve). Është e rëndësishme për nënat e reja të kuptojnë qartë vlerat e ushqyerjes me gji jo vetëm për shëndetin e fëmijës, por edhe të tyre. Shumë prej tyre për arsye estetike ndërpresin ushqyerjen me gji menjëherë pas lindjes së fëmijës.

Postime të ngjashme

Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë një lugë vaj ulliri?
Kur është koha më e mirë për të marrë kolagjen? Ekspertët japin përgjigjen
10 ushqimet më hidratuese
Studimi: Vaksina kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret
15 simptomat e hershme që mund të jenë shenjë e kancerit
Ndryshim në krye të QSUT-së, Evis Sala emëron Rudina Degjonin Drejtoreshë të Përgjithshme
Këmbët e ënjtura? Ja ushqimet që ndihmojnë dhe ato që duhet të shmangni