Ja si funksionon dieta e famshme amerikane!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+’: Elena Beta

dieta amerikaneKjo dietë është praktikuar nga amerikanët dhe qëllimi i saj është të ndihmojë trupin të pastrojë veten nga depozitat e yndyrës. Me këtë dietë, nuk do të ndiheni të uritur dhe më e rëndësishmja, nuk do të duhet të harxhoni shumë kohë duke përgatitur ushqim të veçantë.

Dietën duhet ta filloni të hënën. Në 6 ditët e para do të vini re ndryshime pozitive në peshën tuaj dhe çdo ditë tjetër do të jetë shumë më e lehtë për ju. Këtë e kanë dëshmuar njerëzit të cilët e kanë provuar!

Dieta nuk është e rrezikshme për shëndetin tuaj, dhe për sa kohë që zbatoni me përpikmëri udhëzimet e dhëna, trupi juaj do të punojë në mënyrë të përkryer dhe do t’ju ndihmojë të eliminoni yndyrën shpejt.

Çfarë duhet të konsumoni:

Të gjitha llojet e mishit: derri, viçi, pule, qengji, patë, rosë, gjel deti, të gjitha llojet e mëlçisë, por jo të skuqura.

Të gjitha llojet e peshkut të ujërave të ëmbla dhe të gjitha llojet e peshkut të konservuar.

Të gjitha llojet e sallatave: domate, tranguj, sallatë të freskët jeshile, speca të freskëta apo të pjekura, sallatë me vezë, lakër të freskët apo turshi, panxhar, qepë sallatë, spinaq. Të gjitha sallatat të marinura me vaj, kripë, piper, uthull.

Të gjitha llojet e perimeve: lulelakër, spinaq, lakër, lakër jeshile, asparagus, patëllxhan, karota, panxhar, majdanoz, selino.

Mund të pini: ujë mineral, kafe të zezë dhe të gjitha llojet e çajit pa sheqer. Pas ditës së gjashtë keni të drejtë të pini verë të bardhë dhe limonadë.

Të ndaluara:

Bukë, miell, makarona, oriz, patate, thjerrëza, fasule, bizele, mish të skuqur, bajame, lajthi, ëmbëlsira.

Të gjitha produktet e qumështit: qumësht, gjalpë, margarinë, kos, kefir, salcë kosi.

Ndalohen edhe frutat! Është e nevojshme të merrni shtojca për vitaminat C dhe D, kalcium, magnez dhe zink.

Burimi: http: //www.justhealthylifestyle.com/http://shëndeti.com.al

Postime të ngjashme

Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi