Doni të dini nëse keni probleme me shikimin? Shikoni këtë iluzion optik

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Albert Ajnshtajn

Studentët e Institutit Teknologjik të Masaçustit kanë krijuar një iluzion optik që tregon nëse keni probleme me shikimin. Distanca prej rreth 1 metrash nga iluzioni optik përcakton nëse ju keni nevojë për një kontroll më të detajuar tek okulisti apo edhe për syze. Iluzioni optik konsiston në një foto ku janë të miksuara fytyra e Albert Ajnshtajn dhe ajo e Merlin Monroe.

Nga afër duket qartë fytyra e Ajnshtajnit, ndërsa kur filloni të largoheni, fotoja fillon të bëhet më e turbullt, dhe në varësi të asaj që shikoni (domethënë nëse shikoni fytyrën e Ajnshtajnit apo Merlin Monroes) mund të kuptoni nëse keni nevojë për syze apo jo.

Më saktësisht, nëse shikoni Marilyn Monroe në këtë foto nga një distancë prej rreth 1 metrash larg, tregon se keni nevojë për syze. Nëse shikoni Albert Ajnshtajnin, tregon se keni shikim të mirë.

ASAP Science e shpjegon kështu këtë iluzion: Në varësi të mënyrës se si fokusoheni, sytë arrijnë t’i dallojnë detajet. Nga afër ne arrijmë t’i dallojmë mirë detajet, si mustaqet apo rrudhat e Ajnshtajnit, por me rritjen e distancës, apo nëse shikimi juaj është i dobët dhe fotoja e duket shumë e turbullt, atëherë nuk mund t’i dalloni mirë detajet.

Nëse nuk arrini t’i dalloni mustaqet e Ajnshtajnit dhe rrudhat me rritjen e distancës, duhet të bëni një vizitë tek okulisti, pasi mund të keni probleme me shikimin.

Burimi: Marie Claire / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Kjo është vitamina popullore e rinisë që mund të fshijë shenjat e plakjes
Diagnostikimi me kancer dhe ballafaqimi me lodhjen
Debatet mbi abortin në adoleshencë, gjinekologia Anika Dokle: Qasjet "morale" s’çojnë askund, duhet konsensus i gjerë
Kanceri i gojës, kokës dhe qafës; Këto janë shenjat e para paralajmëruese, që nuk duhet t’i neglizhoni
Lia e majmunëve mund të zgjasë me muaj
Dieta 3-­javore e shëndetshme: Humbisni 7kg në 3 javë
Ujë me fara chia dhe limon esëll në mëngjes: Përveç rënies në peshë, ja përfitimet e pafundme që merrni
Qershitë dhe vetitë e pafundme shëndetësore: Nga vetitë anti-nflamatore deri tek ato anti-plakje