2 receta të shijshme që do t’ju rrisin “dashurinë” për spinaqin!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

spinaqeSpinaqi është një central elektrik, i pasur me vitamina, antioksidantë dhe ushqyesve thelbësore. Ai është një nga ushqimet më të shëndetshme në botë dhe mund të kombinohet edhe me perime të tjera. Mbajeni spinaqin të mbështjellë me qese plastiek në frigorifer dhe përdoreni në gatime të ndryshme.

Sallatë me spinaq:

  • 1 ½ lugë çaji vaj ulliri
  • 1 lugë çaji uthull
  • ¼ lugë çaji kripë
  • ⅛ lugë çaji piper i zi
  • 4 tufa të vogla spinaq
  • 1 dardhë e qëruar, e prerë në pjesë të vogla
  • ½ c rrush të thatë
  • ¼ filxhan copa arra
  • Disa pjesë qepë të kuqe

Përzieni përbërësit dhe përfitoni një sallatë të shëndetshme dhe mbi të gjitha të shijshme.

Spinaq me vezë:

  • 1 qepë të vogël, të copëtuara
  • vaj ulliri 4 lugë çaji
  • 12 patate të vogla
  • ½ lugë kripë
  • 2 thelbinj hudhra të grira
  • 5 tufa të vogla spinaq
  • 8 vezë të rrahura
  • 3 lugë çaji djathë të tërmuar

Skuqni qepën në 2 lugë vaj në një tigan. Shtoni patatet e prera në feta dhe ¼ lugë çaji kripë. Kaudisini për 10 minuta. Shtoni hudhër dhe sigurohuni që patatet janë bërë.  Në të njëjtin tigan përzieni edhe spinaqin me vezët  dhe piper të zi për shije. Shtoni 2 lugë vaj në të njëjtin tigan dhe lini ushqimin të skuqet. Në fund spërkateni me djathë.

Burimi: http://www.prevention.com/https://shendeti.com.al

Postime të ngjashme

BBC: Gjyshet që shpëtuan kuzhinën shqiptare
Si të përgatisni verë të nxehtë, ideale për festat
Sallatë verore e lehtë dhe plot shëndet
UNICEF: Shqipëria ka 47% të fëmijëve në varfëri ushqimore, lë pas vetëm Taxhikistanin në Europën dhe Azinë Qendrore
Si jeni me gripin? Provoni këtë supë të shijshme
Noodles …mos i dënoni kaq rëndë fëmijët tuaj
A duhet zëvendësuar një vakt me një smoothie?
Pse kjo supë mund t'ju ndihmojë të jetoni gjatë