Stresi “vret” dëshirën seksuale te femrat

marredhenie ciftStresi i jetës së përditshme me të cilin ndeshen femrat e moshës 30-45 vjeç bën që dëshira seksuale tek ato të ulet në mënyrë të ndjeshme.

Puna, fëmijët dhe shtëpia shkaktojnë lodhje tek femrat e kësaj grupmoshe dhe kur vjen mbrëmja dëshira seksuale është zero.

Marie-Helene Colson, seksologe franceze, shprehet se femrat nuk e kuptojnë nga se vjen mungesa e kësaj dëshire: “Femrat nuk e kuptojnë lidhjen mes stilit të jetës së tyre dhe mungesës së dëshirës.”

Sipas Colson, zgjidhja është që femrat të ndërgjegjësohen për faktin se nuk mund t’i bëjnë të gjitha dhe t’i heqin vetes disa përgjegjësi. Në këtë mënyrë do të kishin më shumë kohë të lirë dhe më shumë pushim.

Postime të ngjashme

A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani