Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka
Sipas një studimi të ri të publikuar tek revista “The Lancet Diabetes & Endocrinology”, njerëzit që duan të humbasin peshë, duhet të marrin transportin publik, pasi aty mund të kryejnë më shumë aktivitet fizik.
Ekspertët tek Shkolla e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër monitoruan të dhënat e më shumë se 150 mijë britanikëve të moshës nga 40-69 vjeç. Ata zbuluan se njerëzit që ecin në këmbë ose me biçikletë kur shkojnë në punë janë më të dobët se ata që udhëtojnë me makinë. Madje edhe ata persona që udhëtojnë me transportin publik janë më të dobët se drejtuesit e makinave.
Krahasuar me përdoruesit e makinave, meshkujt që përdornin transportin publik peshonin 2.2 kg më pak, ndërsa ata që udhëtonin ndonjëherë me transportin publik, ndonjëherë në biçikletë ose në këmbë, peshonin 3.1 kg më pak. Sa i përket femrave, diferenca ishte 1 kg dhe 2 kg, respektivisht.
Burimi: Independent / https://shendeti.com.al/

