Pediatrët: Të vegjlit s’duhet të shohin televizor

femije televizorStudimi Kombëtar mbi Dhunën e Televizionit në Amerikë ka analizuar që prej vitit 1994-’97 rreth 100.000 programe të llojeve të ndryshme. Nga kjo analizë doli se gjashtë nga dhjetë programe kishin përmbajtje dhune. Një tjetër studim i bërë publik në gazetën “Pediatria” doli në përfundim se fëmijët që shohin televizion përjetojnë harqe të shkurta të vëmendjes duke rritur në mënyrë të ndjeshme mundësitë për të zhvilluar çrregullime të vëmendjes më vonë gjatë jetës.

Ndërsa Akademia Amerikane e Pediatrisë ka rekomanduar që fëmijët e moshës 2-vjeçare të mos shikojnë televizor. Po kështu kërkuesi në Spitalin e Fëmijëve në Qendrën Rajonale Mjekësore në Siatëll, dr. Dimitri Kristaki ka dalë në përfundimin se imazhet vizive të përshpejtuara që mund të shihen kryesisht në televizor, mund të ndryshojnë zhvillimin normal të trurit tek fëmijët.

“Tregohet se fëmijët shikojnë mesatarisht 43 orë televizor në javë, që është më shumë se orët që punon një i rritur përgjatë një jave. Gjatë shikimit ata shumë shpejt bëhen pothuajse të hipnotizuar. Është treguar shkencërisht që pak minuta para televizorit, truri ndryshon nga valë vigjilente në valë hipnotike ku qendra e gjykimit të trurit anashkalohet. Kështu dhuna dhe dekadenca që sheh fëmija, anashkalon qendrën e gjykimit dhe ngulitet në trurin e fëmijës pa ndonjë aftësi nga ana e fëmijës për të vendosur nëse ajo që sheh ai, është e mirë apo e gabuar. Dhuna dhe dekadenca pranohen nga truri pa iu nënshtruar ndonjë gjykimi moral, atëherë ajo bëhet pjesë e subkoshiencës së përhershme të fëmijës./ Shëndet+

Postime të ngjashme

BE miraton rregulla për barnat: Kompanitë duhet të garantojnë furnizim të pandërprerë, sidomos për barnat jetike
KMD konstaton diskriminim në Spitalin e Durrësit: Pacienti u la në rrugë pas daljes
Malaria në Shqipëri, ISHP konfirmon: Raste sporadike të importuara dhe pa evidencë të transmetimit në vend
Konfirmohet rasti i parë me malarie në Shqipëri
Trafik droge dhe nën hetim për kontrabandë ilaçesh, Prokuroria sekuestron pasuritë e Ilir Shehut, mes tyre edhe 4 kompani farmaceutike
Shqipëria në planin e OBSH-së për shkëmbimin e të dhënave shëndetësore me vendet e rajonit
Prezantohet Drejtori i Përgjithshëm i Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor
EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para