“Te Stela Resort”, vendi ku rriten kampionët e vegjël

Elona Tereziu, gazeta “Shëndet+”

Kampionati Kombëtar i Notit për fëmijë mblodhi të shtunën dhe të dielën kampionët e vegjël të 9 ekipeve shqiptare, në ambientet e pishinave dimërore “Te Stela Resort”.

Nën ethet e një gare mjaft të fortë 9 ekipet pjemarrëse (Vllaznia, Teuta, Tirana, Partizani, Nobis, Stela, Jon Vlorë, Shoqata e Ujërave) garuan me 150 sportistë (meshkuj dhe femra) të ndarë në tre kategori kryesore. Kategoria C, deri në 10 vjeç, kategoria B 13-14 vjeç dhe kategoria A 13-14 vjeç.

te stela 20 mars 3

Aktiviteti i organizuar në ambjentet e pishinave dimërore “Te Stela Resort” i paraprin kampionatit të të rriturve, i cili do të mbahet me 19 prill, përsëri në ambjentet e këtij resorti, aktivitet të cilin Federata Shqiptare e Notit ja beson përsëri për shkak të parametrave dhe kushteve të larta teknike që “Te Stela Resort” ofron.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin dhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Notit, Agim Çiraku, i cili në një prononcim për gazetën “Shëndet+”, përshëndeti pjesëmarrjen e lartë të sportistëve në këtë kampionat, si dhe seriozitetin e lartë me të cilin u zhvillua. Gjithashtu ai foli dhe për planet e afërta të Federatës, ku deklaroi se kanë lidhur një marrëveshje me Federaten Italiane të Notit, për trajnimin e 20 sportisteve dhe katër trajnerëve shqiptarë, për një periudhë dyjavore në Itali.

“Kemi rezultate shumë të mira, përveç se është rritur numri i pjesëmarrësve është rritur dhe cilësia e notarëve. Vitet e tjera garat dimërore realizoheshin brenda ditës me dy seanca, këtë vit duke pasur një pjesmarrje shumë më të madhe të notarëve, garat u zgjatën në dy dit me katër seanca.”

te stela 20 mars 2

I pyetur për planet e afërta të federatës ai u shpreh: “ Kemi bërë një marrëveshje tani së afërmi me Federatën Italiane të Notit, ku do të çojmë 20 sportistë dhe katër trajnerë të stërviten në Itali për një periudhë dy javore. Natyrisht trajnerët do të shkëmbejn e marin eksperiencë, ndërkoh që përveç kësaj ata na kanë premtuar se do të vijnë edhe në Shqipëri dy herë të tjera për ti mësuar dhe stërvitur trajnerët shqiptarë me kurse të veçanta trajnimi. Dhe them se kjo është një ndër gjërat më të mira që kemi bërë për 2016.”

Gjithashtu ai i bëri thirrje të gjithë prindërve t’i aktivizojnë fëmijët e tyre në sportin e notit, (i vetmi sport pa dëmtime fizike) duke e cilësuar atë si mënyra më e mirë, për ti zhvilluar ata fizikisht, dhe mbajtur larg nga veset e këqija, prezente kudo në shoqërinë tonë.

Te Stela, kampionati 19-20 mars (13)

Drejtori dhe kryetrajneri i “Akademisë se Notit Te Stela”, Sadik Mema, në fjalën e tij vlerësoi pjesëmarrjen e lartë të sportistëve , ku përtej qëllimit, e rëndësishme është të ushtrohesh me një sport. Gjithashtu ai foli dhe për mungesën e pishinave dimërore në vendin tonë duke e cilësuar si një fatkeqësi, faktin që në vendin tonë ka vetëm tre pishina dimërore, duke bërë që shumica e sportistëve nëpër rrethe të stërviten vetëm gjatë sezonit të verës.

“Është për t’u admiruar fakti që kërkesa për t’u marrë me not është shtuar shumë. Ne e shohim në ambjentin tonë, ku kemi rreth 500 fëmijë që ushtrojnë notin, jo të gjthë në nivelin sportiv, pasi disa vijnë dhe thjesht për u mësuar ose argëtuar, por e rëndësishme është që ushtrojnë një sport. Noti është sporti më i bukur dhe më i mirë, qoftë për shëndetin, qoftë për zhvillimin fizik. Është sporti më efektiv për një zhvillim harmonik”.Te Stela, kampionati 19-20 mars (12)

“E kundërta e kësaj të mire është pamjaftueshmëria e pishinave dimërore dhe përqendrimi vetëm në Tiranë e Durrës se në qytetet e tjera nuk ka, dhe kjo është për të ardhur keq. Në qytetet e tjera, stërviten vetëm në muajt e verës, ne këtu në Tiranë i kemi tre të paktën, megjithëse janë të pamjaftueshme. Nuk e di se si do të zgjidhet ky problem në të ardhmen pasi gjithçka i është lënë në dorë biznesit privat.”

Ndërkoh që në këtë ditë plot emocion nuk mund të mungonte dhe zëri i kampjonëve të vegjël.

Endi Kola është një ndër ta, kampion i “Akademisë Te Stela” i cili në këto gara fitoi dy medalje, dhe thyu dy rekorde individuale.

Te Stela, kampionati 19-20 mars (7)

“Ndihem shumë i lumtur. Kam thyer dy rekorde individuale. Fitova vendin e dytë në garën 400 metra shpinë, dhe vendin e parë në 100 metra delfin. I rekomandoj të gjithë moshatarëve të mi të meren me not, pasi është një mënyrë shumë e mirë për të patur një fizik të shëndetshëm dhe të bukur.”

Geis Koçaku (kampion i “Akademisë Te Stela”) “Fitova medalje dhe theva rekord në 100 metër shpinë dhe vendin e parë në katër notim.”

Devi Bardhi një tjetër kampion i “Akademisë Te Stela” përmirësoi rekordin e tij individual, ndërkohë që i bën thirrje shokëve të tij të meren me not. “Nuk fitova ndonjë çmim por jam i lumtur se përmirësova rekordin individual. Dua t’u them të gjithë shokëve të mi të merren sa më shumë me sport.”

te stela 20 mars 1

“Te Stela Resort” stërviten rreth 500 sportistë të vegjël nga 6 instruktorë profesionistë. Ajo çka e dallon këtë akademi, fillon që nga ambjenti me dy pishina, serioziteti në punë dhe mënyrat motivuese që instruktorët përdorin. Ashtu sikurse tregon professor Sadik Mema, Akademia e Notit te Stela, organizon 8-10 aktivitete në vit, çka i mban gjithmonë sportistët e vegjël në garë me shokët, por dhe me veten. Gjithashu pjemarrja në aktivitete ndërkombëtare ku mund të përmendim atë në Dubrovnik, Shkup, Selanik etj, janë një një mënyrë e mirë motivuese, por dhe një arritje për këtë akademi e cila numëron një sërë çmimesh, ku ndër më kryesorët mund të përmendim vendin e parë në garat e Hercegnovit ku merrnin pjesë 31 ekipe nga i gjithë Ballkani. Kjo akademi rrëmbeu dy kupat e aktivitetit për moshat 14 vjeç e poshtë, si dhe 18 e lart.

 

Postime të ngjashme

Alarmi për virusin Nipah, 7 pyetje dhe përgjigje që duhet të dimë
OBSH: Rreziku i virusit Nipah është i ulët në Indi, nuk ka shenja përhapjeje
Kuvendi miraton ligjin që mbron gratë nga dhuna, risi trajtimi psikosocial/mjekësor i dhunuesit
Virusi vdekjeprurës i përhapur në Indi rrit frikën e një pandemie tjetër! Gjithçka që duhet të dini rreth “Nipah”
Qumështi formulë APTAMIL me baktere të rrezikshme, AKU urdhëron tërheqjen nga tregu
Nuk është ai i gjirit, ja lloji i kancerit që po shkakton më shumë vdekje te moshat nën 50 vjeç
Konferenca e profesionistëve të kujdesit shëndetësor - 12 Maj 2026
Studimi: Qëndrimi zgjuar gjatë natës rrit rrezikun e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru