1 lugë çaji nga kjo përzierje do t’ju ndihmojë shumë me humbjen e peshës!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

qimnonKa metoda të ndryshme për rënien në peshë. Njerëzit të cilët janë mbipeshë zakonisht provojnë disa metoda para se të gjejnë se çfarë është me të vërtetë zgjidhja e duhur për ta.

Sipas një studimi të fundit shkencor, erëzat janë mjet i ri i fuqishëm kundër peshës të tepërt. Farat e qimnonit, për shembull, thuhet se janë shumë të mira për heqjen e dhjamit në trup. Përveç kësaj, ato janë të dobishme për uljen e presionit të gjakut, detoksifikimin e mëlçisë, stimulojnë tretjen, nxjerrin mbajtjet fluide dhe pastrojnë lëkurën. Sipas disa studimeve, qimnoni është efektiv në nxitjen e humbjes së peshës, duke pakësuar kolesterolin dhe yndyrën në trup.

Përgjegjësit e studimit ju bënë matje të ndryshme të trupit pjesëmarrësve, para studimit dhe pas 3 muajsh.

Studiuesit matën masën trupore të disa vullnetarëve para studimit dhe pas 3 muajsh. Femrat që konsumuan qimnon humbën 1.4 kilogramë më shumë se femrat e tjera që nuk e konsumuan. Ajo që është më mbresëlënëse, anëtarët e grupit që konsumuan qimnon ulën përqindjen e yndyrës me 14.64%, pothuajse trefishi nga  4.91% që e ulën grupi që nuk konsumuan qimnon. Pra, nëse konsumoni qimnon në një periudhë prej 8 javësh, mund të prisni humbje të konsiderueshme peshe.

Megjithatë, qimnoni duhet të shmanget në rast të shtatzënisë. Plus, ai mund të ngadalësojë koagulimin e gjakut dhe uljen e sheqerit në gjak, që do të thotë se duhet të shmanget në rast të një operacioni.

Qimnoni është bimë barishtore dyvjeçare me kërcell të degëzuar në majë, me lule të bardha ose ngjyrë trëndafili të mbledhura si çadër, që bën disa fara të vogla me vaj, të cilat përdoren për t’u dhënë erë pijeve, ëmbëlsirave etj. Farat e qimnonit. Qimnonin në treg e gjeni në formën e pluhurit, të cilin mund ta shtoni në ushqime.

Burimi: weightlosstippss/http://shëndeti.com.al

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe