Flokët e dëmtuar me këtë recetë do t’ju kthehen në normalitet!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

floke te bukurTë gjitha gratë kanë dëshirë për të pasur flokë të bukur dhe të fortë. Asnjë nuk i dëshiron flokët e thatë dhe të dëmtuar. Nëse keni një problem të tillë dhe doni të ndryshoni gjendjen e flokëve,  ajo që ju duhet është pluhur xhelatinë.

Dy përbërësit kryesorë të këtij trajtimi janë glicina dhe prolina, të cilat ndodhen në xhelatinë. Xhelatina është e mbushur me proteina dhe aminoacide, duke e bërë atë të përsosur për trajtimin e flokëve. Përveç kësaj ajo ka edhe vetinë për të luftuar plakjen e lëkurës dhe ndihmon në rritjen e flokëve dhe thonjve.

Ja receta efektive për këtë problem:

  • 1 vezë
  • qumësht 1/2 filxhan
  • 1 lugë çaji xhelatinë.
  • 2 lugëçaji uthull molle.
  • 2 lugë çaji balsam flokësh
  • 2 lugëçaji vaj ulliri

Vendosni xhelatinën në qumësht të nxehtë dhe përzieni të gjithë përbërësit së bashku. Shtoni vaj ulliri, balsam, vezë dhe përziejeni përsëri.

Si ta përdorni:

  1. Në flokët e lagura aplikoni përzierjen dhe më pas vendosni një qese në kokë.
  2. Lereni deri në 30 ose 40 minuta.
  3. Lani flokët tuaj me shampo si zakonisht.
  4. Përsëriteni këtë proces dy herë në javë për rezultate më të mira.

Burimi: naturalbeautytipsnew/http://shëndeti.com.al

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave