Zbuloni cili është është efekti i vendosjes së patateve në trup!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

patateMe shumë mundësi ju nuk e dini se patatet mund të jenë shumë të dobishme për lëkurën tuaj. Pjesa më e mirë në lidhje me patatet është se janë efektive dhe të lira. Vetëm sigurohuni t’i blini ato organike, në mënyrë që lëkura të thithë pesticidet sintetike.

Patatet e papërpunuara përmbajnë disa lëndë ushqyese, si minerale dhe vitamina, të cilat ndihmojnë lëkurën tuaj të ushqehet. Në mesin e tyre janë:

Vitamina A: Ndihmon për të parandaluar shfaqjen e rrudhave.

Vitamina B: Përmirëson tonin e lëkurës dhe zvogëlon pjesët e errëta të lëkurës. Një mangësi në këtë grup të vitaminave mund të shkaktojë puçrra fytyre, rrudha, madje edhe ekzemë.

Vitamina C: Kjo është ndoshta vitamina më e mirë për lëkurën tuaj. Vitamina C lufton radikalet e lira dhe plakjen, si dhe stimulon shërimin.

Hekur: Mungesa e hekurit mund të shkaktojë lëkurë të zbehtë.

Fosfori: Mundëson rigjenerimin e qelizave.

Kalciumi: Ndihmon rritjen e qelizave të reja dhe ul acarimin.

Kaliumi: Ndihmon lëkurën të qëndrojë e hidratuar.

PËRDORIMI:

Mund ta përdorni lëngun e patates në zonat problematike të fytyrës (ose në të gjithë fytyrën). Mund të vendosni një fetë patate poshtë syve, nëse keni rrathë të zinj. Për rrudhat, mund të përdorni lëngun e patates dhe ta mbani për disa minuta në fytyrë.

Fetat e patates mund t’i vendosni në të gjithë trupin tuaj.

Burimi: http://www.healthysuite.net/https://shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave