Çfarë i ndodh trupit kur ndërprisni kontraceptivët!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

pilulaNdoshta nga nxitimi, një mëngjes mund të harroni të pini kontraceptivët. Apo ndoshta mendoni se ka ardhur koha për të ngjizur një fëmijë. Pavarësisht nga arsyet, pothuajse çdo grua që merr pilula për parandalimin e shtatzënisë,  i ndërpret ato në një moment. Por kjo është pak e frikshme, duke u bazuar në atë që ndodh me trupin tuaj nga ky proces.

Pilulat kontraceptive shërbejnë për të parandaluar shtatzëninë duke parandaluar ovulacionin, thotë Alyssa Dweck, gjinekologe në Nju Jork dhe asistent profesore në shkollën e mjekësisë në Sinai. Shumica e tabletave përmbajnë forma sintetike të dy hormoneve femërore, estrogjen dhe progestin. (Një lloj i quajtur mini-pilulë ka vetëm progestin). Këto hormone sintetike stabilizojnë hormonet natyrore dhe parandalojnë ovulacionin.

Nëse harroni të pini 1 pilulë: Qetësohuni. “Të gjithë ne kemi harruar të pimë një pilulë ose dy, jemi qenie njerëzore!”, thotë Sheryl Ross, gjinekologe në Qendrën Shëndetësore në Santa Monika, Kaliforni. Merreni atë sa më shpejt që ju kujtohet, ose merrni dy tableta të nesërmen në të njëjtën orë. “Shansi për të mbetur shtatzënë është me të vërtetë i pamundur në qoftë se i merrni përsëri pilulat ditën tjetër, thotë Ross.

Nëse harroni të merrni 2 pilula: dyfishoni dozën ditën e nesërme. Megjithatë, mundësia e shtatzanisë është shumë e vështirë, thotë Ross.

Tre ose më shumë pilula: këtu situata komplikohet. Në këtë pikë, niveli juaj i hormoneve është ndërprerë, gjë e cila ul efektivitetin e pilulës. Nëse keni pasur marrëdhënie seksuale gjatë kësaj kohe, Dweck rekomandon marrjen e kontracepsionit të urgjencës (Plan B). Pastaj filloni një cikël të ri. Bëni pushim rreth një javë, duke përdorur një formë rezerve të kontracepsionit, si kondomët, përgjatë kësaj jave”, thotë Dweck.

Nëse vendosni t’i ndërprisni pilulat: shpesh gratë i marrin pilulat për shumë arsye të dobishme, për cikle më të rregullta, për më pak dhimbje, për të rregulluar problemet me lëkurën. Pilulat mund të përdoren për trajtimin e sindromës policistike të vezoreve (SPV). Kur ndaloni përdorimin e tyre, do të përjetojni të njëjtat probleme që keni pasur më parë, thotë Dweck( cikël të parregullt ose të dhimbshëm, dhimbje koke, dhimbje gjoksi).

Disa gra përjetojnë atë që quhet post-Pilula amenorrhea, thotë Dweck. Që do të thotë se ju nuk mund të merrni pilula, në një periudhë për dy deri në tre muaj pas ndalimit të marrjes së një cikli pilulash, pasi trupi fillon të përshtatet për prodhimin normal të hormoneve. Gjithashtu, mund të jeni në gjendje të ndjeheni gati për ovulacion. Rreth 20 për qind e femrave mund të ndiejnë dhimbje ose siklet në fundin e barkut, pasi vezoret janë të gatshme për lirimin e vezës. Një tjetër shenjë e ovulacionit: rritje e sasisë së mukusit cervikal (lëngut që duket si e bardhë veze).

Burimi: http://greatist.com/shendeti.com.al

 

 

Postime të ngjashme

Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave
Hipertensioni gjatë shtatzënisë i lidhur me rrezikun e kardiomiopatisë së zgjeruar
A mund të rrisin rrezikun e kancerit të gjirit produktet tuaja për kujdesin e lëkurës?
7 shenjat e endometriozës që një grua nuk duhet të injorojë kurrë
Si ndryshon trupi i një gruaje pas lindjes, studimi tregon se kur analizat rikthehen në vlerat normale