Kubikë akulli për t’i dhënë jetë fytyrës tuaj

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Ndonjëherë, produktet më të mira të bukurisë i kemi në shtëpitë tona dhe nuk ua dimë vlerën. Një ndër to është edhe akulli. Nëse jeni lodhur nga puçrrat dhe aknet e shumta në fytyrë, është koha t’ju jepni lamtumirën me vetëm një përbërës.akull

Më poshtë do të gjeni disa nga arsyet përse duhet ta përdorni akullin:

Akulli e bën lëkurën më të pastër – Kur e vendos në fytyrë, akulli forcon lëkurën dhe zvogëlon poret. Zmadhimi i poreve ndodh për shkak të papastërtive. Akulli  i heq ato dhe e bën lëkurën e pastër dhe të bukur.

Përmirëson qarkullimin e gjakut – Për të përmirësuar qarkullimin e gjakut dhe tendosur lëkurën, lageni fytyrën me akull çdo mëngjes.

Largon qeskat  poshtë syve – Sipas sajtit të bukurisë ThriveMedSpa, mënyra më e lehtë për të hequr qeskat poshtë syve është përdorimi i kubeve të akullit. Sajti këshillon “Aplikoni me kujdes një kub akulli poshtë syve për rreth 10 minuta…Pasi të hiqni kubet e akullit nga sytë, i thani ato me një peshqir.

I jep një shkëlqim fytyrës – Pasi të bëni dush, masazhojeni fytyrën me disa kubikë akulli që të tkurrni poret dhe t’i jepni fytyrës shkëlqimin e duhur.

Zëvendëson pudrën e fytyrës – Nuk keni pse të përdorni pudër që fytyra të duket më bukur. Mjafton të masazhoni fytyrën me një kub akulli, dhe pastaj të bëni makijazhin e përhershëm.

Burimi: Bustle.com / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave