Më pak gjumë, më shumë kilogramë

gjumi puna natenDihet se pagjumësia sjell ndryshime në sjellje. Mungesa e gjumit ndryshon nivelet e hormoneve dhe shkencëtarët në Universitetin e Pensilvanisë kanë zbuluar se mungesa e gjumit mund të shoqërohet edhe me ndryshime fizike. Gjithashtu, njoftimet rreth shtimit të mbipeshës mes amerikanëve përkojnë me shtimin e rasteve të pagjumësisë – amerikanët flenë më pak – dhe studimi në revistën “Sleep” thotë se ka gjetur një lidhje midis gjumit dhe peshës trupore.

Shkencëtarët shqyrtuan mbi 200 persona në një mjedis laboratorik. Disa prej tyre u lejuan të flenë 10 orë në ditë, ndërsa të tjerët vetëm 4 orë. Pas 18 ditësh, personat që flinin 4 orë kishin shtuar çdo ditë peshën trupore me 500 gramë më shumë sesa personat që flinin 10 orë. Shkencëtarët thonë se personat që fjetën pak, shtuan në peshë pasi kohën zgjuar e përdornin për të ngrënë ushqim.

Postime të ngjashme

Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
AKU bllokon çokokremin "Nudossi" me përmbajtje salmonele
Gjendet helm minjsh në ushqimin për bebe, tërhiqen nga tregu kavanozët me pure
Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Trajtimi psikosocial dhe shëndetësor i dhunuesve: hallka e munguar për thyerjen e ciklit të dhunës
Lajm i mirë për bluzat e bardha! Nga 1 qershori, rriten pagat për stafin mjekësor dhe teknik të urgjencës
Turizmi dentar po rrit tregun, inspektimet zbulojnë mangësi në klinikat dentare
AKU kontrollon në magazinën e mjekut popullor Ylli Merja: Bllokohen 4 ton bimë medicinale