Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta
Vaji i kokosit ka shumë përfitime shëndetësore . Ai mund të vrasë bakteret që lidhen me prishjen e dhëmbëve. Hulumtuesit nga Instituti Athlone of Technology (AIT) në Irlandë, kanë testuar veprimin e vajit të kokosit kundër baktereve Streptokokus të cilat jetojnë në gojën tuaj.
Ekipi hulumtues ka testuar vaj perimesh, vaj kokosi dhe vaj ulliri. Mbajtja e vajit të kokosit në gojë e lejon atë të bashkëveprojë me pështymën duke trajtuar kështu enzimat që shkaktohen nga tharja e gojës.
Ky hulumtim i kohëve të fundit i provuar edhe në një studim të mëparshëm, shqyrtoi efektet e trajtimit të enzimave nëpërmjet vajit të kokosit, gjithashtu tregoi dhe potencialin që ka ky vaj për të parandaluar bakteret e dëmshme të prishin smaltin e dhëmbëve.
Shumë pasta komerciale përmbajnë kimikate potencialisht toksike, prandaj zëvendësimi i tyre me vajin e kokosit është një zgjidhje natyrale e shkëlqyer.
Pasta e dhëmbëve mund të përgatitet në shtëpi duek përzier 2 lugë vaj kokosi të parafinuar, me 2 lugë sodë buke.
Përzieni sodën e bukës dhe vajin e kokosit në një enë të vogël, derisa të krijohet një masë homogjene. Përdoreni atë si pastë dhëmbësh normale dhe pastroni dhëmbët në mëngjes dhe në mbrëmje.
Burimi: http://www.healthyandnaturalworld.com/shendeti.com.al


