Aknet, shkaqet dhe zgjidhja

Aishe Thartori

Aknet janë një problem që shumica  prej nesh është ndeshur të paktën njëherë në jetë. Çdokujt mund t’i kenë ndodhur irritime të lëkurës së fytyrës dhe rezultati ka qenë shfaqja e puçrrave. Mirëpo shpeshherë aknet, sidomos tek adoleshentët, sjellin edhe probleme psikologjike gjë kjo që i bën adoleshentët të ndihen të stigmatizuar nga shoqëria që e rrethon. Sipas mjekut dermatolog në Poliklinikën Qendrore të Specialiteteve nr.3,  Selman Lirza, lëkurat më të predisponuara për të krijuar akne janë ato të yndyrshmet.

lekura kujdesMjeku pohon për gazetën “Shëndet Plus” se aknet nuk janë gjë tjetër veçse infeksione bakteriale të cilat nën ndikimin e faktorëve si ato atmosferikë (ndotja, pluhuri) dhe atyre psikologjik (stresi, nervozizmi etj) favorizojnë krijimin e akneve.

Grupmosha më r predispozuar për krijimin e akneve sipas dermatologut Lirza janë kryesisht adoleshentët, por nuk bëhen përjashtime edhe përsa i takon moshave të rritura.  Sipas tij, tek të rriturit, përfshirë këtu edhe nënat me fëmijët, aknet mund të krijohen si pasojë e ndryshimeve hormonale apo stresit. Mjeku apelon se mënyra më e mirë për të kuruar aknet është ajo e cila realizohet pa marrjen e antibiotikëve çka nënkupton përdorimin e kremrave dhe pomadave.

Ndër të tjera mjeku thekson se mbajtja e një higjiene të mirë personale është mënyra më e mirë e përkujdesit ndaj akneve po ashtu edhe një ushqyerje e balancuar pa produkte të skuqura dhe pa yndyrë. E këshillueshme, sipas dermatologut, është eliminimi i ëmbëlsirave (çokollatat) ose reduktimi në maksimum i tyre. (Intervistën e plotë me mjekun Lirza për aknet do të mund ta lexoni në numrin e ardhshëm – 17 mars 2014 – të gazetës “Shëndet+”)

Postime të ngjashme

Ethet e Nilit në Korçë, ISHP në terren pas konfirmimit të rastit të parë në Shqipëri. Hetime dhe depistim për parandalimin e infektimeve
Konfirmohet rasti i parë i Virusit të Nilit Perëndimor në Shqipëri
Shkoi te Spitali i Traumës se e kishte më afër, nëna lind të shëndetshëm foshnjën në Tiranë
VIDEO/ Çfarë është prediabeti?
Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë se mesatarja e koncesionit  
Eklipsi diellor: Kujdes me sytë, ja si ta shikoni në mënyrë të sigurt
VIDEO/ Mjekja zbulon dy shtyllat kryesore për të rënë nga pesha
Raporti i KLSH nge alarmin: 43 barna të rimbursueshme janë hedhur në treg pa autorizim