Supermodelja: Kam kancer në gji, por do ta luftoj atë

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Janice Dickinson

Supermodelja e parë në botë është diagnostifikuar me kancer në gji. Gjatë një interviste të dhënë për Daily Mail, supermodelja Janice Dickinson zbuloi se po lufton me kancerin e gjirit. 61-vjeçarja u diagnostifikua me këtë sëmundje më 12 mars gjatë një ekzaminimi rutinë.

Duke folur për Daily Mail Online, Janice shpërtheu në lot kur zbuloi se po përballej me një nga sfidat më të vështira në jetën e saj.

“Vetëm dy javë më parë unë u diagnostikova me kancer të gjirit, është e vështirë për mua të them këtë, por unë jam diagnostikuar me kancer të gjirit. Është ende mjaft tronditëse. Sot jam shumë e frikësuar, megjithatë nuk do ta lë atë të më mundë”, ka deklaruar ajo.

“Mos u ndjeni keq për mua, kjo nuk është një çështje mëshire. Unë jam Janice Dickinson dhe unë do të jem vërdallë për një kohë shumë të gjatë, nuk shpëtoni nga unë kaq shpejt!”

Janice Dickinson1

Në fund ajo iu bën një thirrje të gjitha femrave që të vizitohen rregullisht tek mjeku. “Kryeni ekzaminime të gjirit rregullisht, ju lutem. Është shumë e rëndësishme për femrat pas moshës 30 vjeç. Jam këtu për femrat në të gjithë botën. Nëna, motra, vajza, ju duhet të kujdeseni për veten tuaj”.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Studimi i ri: Dieta me bazë bimore ul rrezikun e demencës