Njihuni me shenjat e hershme të kancerit të vezoreve!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

kancer i vezoreveKanceri i vezorëve ( ovarian) mund të ndodhë në çdo moshë, gjatë viteve riprodhuese të gruas, dhe zakonisht mund të krijohet si rezultat i një grumbullim i vezëve të vogla për shkak të niveleve të larta të hormoneve. Nëse trajtimi nuk merret në kohën e duhur, edhe pse të vegjël, kistet mund të bëhen më të mëdha. Me qëllim parandalimin e rritjes së kisteve, pjesa e parë e trajtimit shërben për të normalizuar hormonet.

Simptomat e hershme të kancerit ovarian janë të paqarta dhe mund të përfshijnë parehatinë në bark ose një ndjenjë fryrje apo presioni.

Mund të ketë një ndryshim në funksionin e zorrëve. Dispepsi gjithashtu mund të ndodhë, dhe ndonjëherë edhe shfaqja e problemeve në veshka apo fshikëz. Disa gra kanë gjakderdhje abnormale vagina-le. Herë pas here dhimbja është shenja e parë e kancerit ovarian.

Simptoma të tilla si këto mund të jenë për shkak të gjërave të tjera, kështu që kanceri ovarian nuk është gjithmonë dyshimi i vetëm. Ndonjëherë kanceri ovarian është gjetur papritur, p.sh. gjatë një skanimi për arsye të tjera.

Me zhvillimin e kancerit, barku juaj mund të bëhet më i madh. Kjo është për shkak të kancerit ose lëngjeve të quajtura ascit-e, të cilat janë shkaktuar nga kanceri. Gratë gjithashtu mund të humbin peshë në vend të rritjes së barkut.
Nuk ekziston asnjë mënyrë efektive për të zbuluar herët kancerin ovarian. Pap testi është shumë i rëndësishëm për gjetjen e hershme të kancerit, por ai nuk zbulon kancerin ovarian.

Burimi: http://www.topnaturaltips.com/https://shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Kolesteroli i lartë në gjak, rrezik për shëndetin! Ja 6 faktorët që ndikojnë në rritjen e tij të menjëhershme
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Gabimet më të zakonshme që mund të ndikojnë në kolesterolin tuaj
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Ky arror ul kolesterolin dhe përmirëson shëndetin e zemrës, sipas një studimi
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave
Hipertensioni gjatë shtatzënisë i lidhur me rrezikun e kardiomiopatisë së zgjeruar