Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka
Për shekuj me radhë, femrat japoneze i kanë larë flokët me ujin e orizit për të stimuluar rritjen e tyre, për t’i bërë më me volum dhe për të përmirësuar shëndetin e lëkurës së kokës. Ky trajtim i vjetër është rikthyer sërish dhe po përdoret gjerësisht nga femrat në të gjithë botën.
Të gjitha markat e njohura që merren me prodhimin e produkteve kozmetike për flokët e përdorin orizin si një nga përbërësit kryesor, bashkë me vajrat esencialë, si rozmarina, livando, argani etj.
Ja si ta përdorni: Pasi t’i keni larë flokët me shampo, i masazhoni ato me ujin e orizit, sidomos tek majat. Pasi t’i keni njomur të gjitha flokët me ujin e orizit, lërini ashtu për 5-10 minuta, pastaj i shpëlani.Kështu do të keni flokë të gjatë e me volum.
Burimi: Marie Claire / https://shendeti.com.al/


