10 shenjat që tregojnë se ju dhe partneri juaj jeni “çifti perfekt” dhe do të vazhdoni gjatë së bashku

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Të gjitha çiftet mund ta shtrojnë pyetjen: a jemi vërtetë perfektët për njëri tjetrin?! Në fakt kësaj pyetje mund t’i jepni përgjigje vetëm ju, por edhe shkenca ju ka dhënë disa përgjigje në lidhje me këtë pyetje.

Hulumtuesit e Universitetit të Çikagos kanë thënë se kur vetëm njëri nga partnerët ka nivel të lartë pozitiviteti, ka më pak konflikte në marrëdhënie etj mund të mos e bëjë lidhjen të funksionojë. “Emocionet pozitive janë themelore për çdo marrëdhënie sepse luftojnë emocionet negative dhe bëjnë që konflikti të mbyllet” – thotë Jane Greer, ekspert në Universitetin e Çikagos. “Në raste egoizmi, marrëdhënia thyhet dhe nuk funksionon”- shton ai.

Cifti i lumtur

Ja 10 shenjat që tregojnë se ju jeni partneri ideal për njëri tjetrin:

  1. Mendoni sëbashku pozitivisht
  2. Pavarësisht kohës që keni kaluar bashkë, ju vazhdoni t’i dërgoni njëri tjetrit mesazhe të bukura.
  3. E keni limituar përdorimin e rrjeteve sociale dhe i kushtoni më shumë vëmendje partnerit se të tjerëve.
  4. Nuk harroni të përqafoheni.
  5. Edhe pas një zënke, ndjenjat tuaja janë edhe më të forta.
  6. Keni marrëdhënie seksuale të rregullta.
  7. Jeni të njëjtë në gjërat që mendoni dhe që doni në të ardhmen.
  8. I menaxhoni bashkë të ardhurat (ekonomike).
  9. Qeshni akoma me shakatë tuaja.
  10. Dashuria për partnerin është më e madhe se gjithçka.

/ www.shendeti.com.al /Burimi: Womans’Health Magazine

Postime të ngjashme

Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare