Si ta përdorni xhenxhefilin për t’u dobësuar (recetë nga lexuesja jonë Rudina)

xhenxhefil

Sot në fokus të rubrikës “Unë dhe Mjekësia Alternative” është lexuesja jonë Rudina, e cila ka treguar për të gjithë lexuesit e gazetës “Shëndet+” erëzën që ajo përdor më shumë. Rudina ka folur për xhenxhefilin, një bimë barishtore shumëvjeçare e vendeve të nxehta, e cila njihet për efektet e saj kurative.

Ajo e përdor xhenxhefilin për qëllime të ndryshme: për të kuruar dhimbjet e fytit, si maskë në fytyrë, për të larguar toksinat dhe yndyrat nga trupi etj.

Për të gjithë ata që duan të dobësohen, Rudina u sugjeron çajin me xhenxhefil, kanellë, limon dhe spec djegës, që duhet ta konsumoni sapo të zgjoheni në mëngjes. Ky çaj duhet të konsumohet esëll që të djegë yndyrat dhjamore të trupit.

Ndërsa si maskë për fytyrë, ajo e përdor xhenxhefilin të grirë me pak kos dhe mjaltë.

Shënim: Duhet të keni kujdes në përdorimin e kësaj erëze, pasi jo të gjithë njerëzit mund ta konsumojnë (Lexoni – Kush nuk duhet ta konsumojë xhenxhefilin).

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit