Telemjekësia, QUT prezatohet në “International Trauma Tele-Grand Rounds”

QUT Telemjekesia (3)Më datë 28 shkurt 2014, në Qendrën e Telemjekësisë, në Spitalin Universitar të Traumës, u zhvillua prezantimi i parë i një rasti traume nga Shqipëria, drejtuar qendrave të ndryshme të telemedicinës në spitalet pjesëmarrëse në Trauma Tele-Grand Round. Ky rast u prezantua nga dr. Lindita Shosha së bashku me kontributin e dr. Agron Dogjani, Astrit Mustafa dhe Tajar Asqeriu.

Ky event ishte me shumë rëndësi, pasi është rasti i parë në të cilën specialistë traumatologë nga Spitali Universitar i Traumes paraqesin një rast ndaj qendrave të Telemedicinës nëpër botë të cilat organizohen në seri konferencash nga Universiteti i Majamit “Miller School of Medicine”, SHBA. Ekspertë të kirurgjisë dhe traumatologjisë botërore gjatë këtyre konferencave paraqesin raste me interes klinik për audiencën. Për nga rëndësia e saj, programi i Integruar i Telemjekësise dhe Shëndetit Elektronik në Shqipëri, siguron lidhje në kohë reale të ITTGR në çdo qendër rajonale të telemedicinës.

Tema e prezantuar nga dr. Lindita Shosha ishte mbi “Dëmtimet anorektale dhe perianale nga trauma shpërthimi në pelvis”. Gjatë këtij prezantimi ishin të pranishëm dhe Gjovalin Bushi, drejtor i Përgjithshëm i Spitalit Universitar të Traumës, Erion Dasho, Koordinator Kombëtar i IteHP dhe shumë mjekë kirurgë dhe traumatologë të këtij spitali.

Postime të ngjashme

Ethet e Nilit në Korçë, ISHP në terren pas konfirmimit të rastit të parë në Shqipëri. Hetime dhe depistim për parandalimin e infektimeve
Konfirmohet rasti i parë i Virusit të Nilit Perëndimor në Shqipëri
Shkoi te Spitali i Traumës se e kishte më afër, nëna lind të shëndetshëm foshnjën në Tiranë
VIDEO/ Çfarë është prediabeti?
Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë se mesatarja e koncesionit  
Eklipsi diellor: Kujdes me sytë, ja si ta shikoni në mënyrë të sigurt
VIDEO/ Mjekja zbulon dy shtyllat kryesore për të rënë nga pesha
Raporti i KLSH nge alarmin: 43 barna të rimbursueshme janë hedhur në treg pa autorizim