Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi
Lëkura e shegës ka qënë përdorur që kohë më parë për të trajtuar kushte të ndryshme shëndetësore si problemet me stomakun, diarrenë, apandisitin, dizenterinë etj.
Raporti i lëkurës së thatë të shegës dhe ujit të valuar duhet të jetë 1:20. Në një tenxhere hidhni 10-12 gr lëkurë të thatë shege dhe 200 ml ujë. Lërini të valojnë për 25 minuta. Mbajeni lëngun e krijuar në një kanë qelqi dhe mbulojeni me një pecetë. Pini gjysmën e lëngut, rreth 100 ml, 4 herë në ditë, në sasi të barabarta 25ml dhe në intervale të barabarta kohore, psh çdo 3-4 orë. Dozën e parë merreni esëll në mëngjes dhe të fundit para se të flini gjumë. Ju nuk duhet ta pini lëngun çdo ditë, por një ditë po dhe një ditë jo. Një trajtim 7 ditor është i mjaftueshëm për të trajtuar ulcerat e stomakut, madje edhe kapsllëkun apo problemet me zorrët. Gjatë këtij trajtimi nuk duhet të konsumoni fare alkool dhe bëni një pushim të shkurtër pasi ta keni përfunduar trajtimin për ta rifilluar sërisht atë 7 ditë më pas. / Burimi: Step to Health


