Skandal / I sëmuri mendor i lidhur pas krevatit, i hiqet ndihma ekonomike

Blertina Koka / Shëndet+

Mbrëmjen e djeshme, në emisionin investigativ “STOP” u shfaqën pamjet tronditëse të një personi me aftësi të kufizuara mendore, i cili mbahet i lidhur nga familjarët pasi shfaq shpesh shenja agresiviteti.i semure mendor

Fundim Dakavelli, nga Shijaku, është lindur me prapambetje të rëndë mendore. Babai i tij, Haki Dakavelli, tregon për emisionin ‘Stop’ se Fundimi “nuk ka folur asnjëherë, nuk është i aftë të kujdeset për veten e tij, bëhet nervoz, fillon gjuan, gërvisht veten…”. Për këtë arsye, prindërit dhe vëllai kujdesen për të 24 orë në 24, ndërsa ai qëndron i lidhur dhe me duar të mbuluara që të mos lëndohet. Familjarëve u duhet ta ndërrojnë mesatarisht 4 herë në ditë, pasi ai i gris veshjet.

Megjithatë, familja Dakavelli nuk merr asnjë kontribut për t’u ardhur në ndihmë. Kur ishte 5 vjeç, familjarët iu drejtuan instancave përkatëse për të përfituar ndihmën ekonomike dhe statusin e invalidit. Para 10 vitesh, KMCAP i Durrësit, duke parë gjendjen e rënduar të djalit, i dha statusin e paraplegjikut, një status që e mbajti deri në 2015-ën. Në këtë kohë, dosja e tij u nis në KMCAP-in Epror dhe nga ky i fundit, u la pa asnjë grup.

Familjarët e tij e kanë denoncuar rastin tek emisioni “Stop” me shpresën se mos gjejnë ndonjë zgjidhje, pasi vetëm me pensionin e kryefamiljarit nuk mund t’ia dalin. E pyetur nga gazetarët e emisionit, Përgjegjësja e Sektorit Juridik në Shërbimin Social, Marjeta Gjelaj, thotë se i sëmuri nuk mund të marrë dot para sepse KMCAP-i Epror, e ka bërë vendimin në mënyrë të pakthyeshëm.

Për më tepër, ndiqni videon.

https://youtu.be/8ltCL-TREGg

Postime të ngjashme

5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
AKU bllokon çokokremin "Nudossi" me përmbajtje salmonele
Gjendet helm minjsh në ushqimin për bebe, tërhiqen nga tregu kavanozët me pure
Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
Trajtimi psikosocial dhe shëndetësor i dhunuesve: hallka e munguar për thyerjen e ciklit të dhunës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit