Beqaj: Prirja e përhapjes së gripit në rënie

beqja 1Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, mori pjesë në mbledhjen e sotme të Komisionit të Kuvendit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, në përgjigje të kërkesës së komisionit me rend dite: “Dhënie informacioni nga Ministri i Shëndetësisë për situatën epidemiologjike në vend”.

Duke shpjeguar ecurinë e rasteve të paraqitura me grip gjatë dy javëve të fundit, ministri Beqaj theksoi se “aktiviteti sezonal i gripit është normal dhe tendenca është në rënie”, duke vënë në dukje se “aktualisht ka më pak raste të evidentuara me virusin e gripit, krahasuar me një vit më parë”.

Gjithashtu, në fjalën e tij, ministri Beqaj foli edhe për disa ndryshime të parashikuara për stinën e ardhshme, që lidhen me mënyrën e funksionimit të parësorit, sidomos përsa i takon urgjencave pediatrike. “Do të arrijmë të kemi prezencë 24 orë në disa qendra shëndetësore ku ka popullsi të madhe”, tha ai. “Gjithashtu, një tjetër masë që do të ndërmarrim, është vaksinimi në shtatorin e ardhshëm me vaksina parandaluese të personelit shëndetësor”.

Postime të ngjashme

Plumbat e gomës: çfarë janë dhe sa të rrezikshme janë për shëndetin?
Dita e pestë e protestës, tre protestues mbërrijnë me lëndime në Spitalin e Traumës
FOTOLAJM/ Protestuesit goditen me plumba gome
Përleshja me policinë, një protestues mbetet i lënduar në kokë. Mjekët i japin ndihmën e parë
Protesta në Lezhë, lëndohen nga gurët një grua dhe një vajzë, dërgohen në spital
CNN: Prindërit po shtyjnë gjithnjë e më shumë vaksinimin e fëmijëve, trend po aq shqetësues sa refuzimi i vaksinave
Biznesi i shëndetit po rritet sërish, gati 130 mln euro në 2025-n për t’u kuruar në spitalet private
“Video të manipuluara me inteligjencë artificiale në emër të mjekut Flamur Topi”/ AMA ngre alarmin: Dyshohet për mashtrim me të dhënat bankare