Blertina Koka / Shëndet+
Një incident aspak i hijshëm ka ndodhur në ambientet e spitalit Rajonal të Shkodrës në momentin kur ministri i shëndetësisë, Ilir Beqaj, dhe ministrja e mbrojtjes, Mimi Kodheli, kanë shkuar të vizitojnë ushtarin që i mbijetoi rrëzimit të helikopterit në Grizhë të Malësisë së Madhe, 23-vjeçarin Gerald Baramuça.
Ata nuk kanë lejuar kamerat të filmojnë duke iu vërsulur gazetarit të Zërit të Amerikës, Pëllumb Sulo. Madje policia ushtarake dhe ajo e shtetit nuk kursyen kërcënimet e deri edhe nxjerrjen jashtë ambienteve të spitalit të gazetarit në krye të detyrës.


