Zbulohet sekreti i jetëgjatësisë

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Shkencëtarët kanë bërë një zbulim të rëndësishëm në lidhje me procesin e plakjes, që do të na zgjasë jetën të paktën për një dekadë. Ata janë shumë afër prodhimit të një pilule kundër-plakjes.jetegjatesi

Sipas tyre, molekulat proteinë, të njohura si “GSK-3”, janë përgjegjëse për shkurtimin e jetëgjatësisë, dhe nëse bllokohen këto molekula, atëherë jetëgjatësia mund të rritet. Shkencëtarët kanë kryer një eksperiment tek insektet e frutave, ku kanë përdorur doza të ulëta të litiumit për të ndaluar funksionimin e molekulës GSK-3 tek insektet.

Si rezultat, jetëgjatësia e insekteve është rritur me 16%. Ndërsa, në doza më të mëdha jetëgjatësia shkurtohej.

“Jemi të ngazëllyer për ‘GSK-3’. Kjo mund të nënkuptojë se të gjitha llojet e sëmundjeve që lidhen më plakjen mund të parandalohen në një të ardhme të afërt, nëse behët terapi për njerëzit në moshë mesatare,” tha për Independent dr. Jorge Ivan Castillo-Quan, autori kryesor i studimit.

“Nëse ky ilaç do të mund të shtyjë sëmundjen e alcajmerit nga mosha 75 vjeç në moshën 90 vjeç, do të ishte e jashtëzakonshme”, shprehet ai.

Burimi: Huffington Post / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Studimi: Si po përhapen në TikTok informacione të rreme rreth kremrave të diellit
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë
Kujdes! Mos i kombinoni këto pije me ilaçet e tensionit
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë