Shpërthen Kastro Zizo: Mjekësia shqiptare është kthyer në një grup kriminal! Po u merr jetën njerëzve

Blertina Koka / Shëndet+

Kastro Zizo ka shfryrë mllefin e tij ndaj mjekësisë shqiptare, që pa hezituar aspak, e konsideron fajtore për vdekjen e nënës së tij, e cila u nda nga jeta vetëm pak ditë më parë. I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, kantautori shqiptar ka rrëfyer sagën e dhimbshme të vuajtjes dhe kurimit të nënës së tij dhe shumë të sëmurëve të tjerë në spitalet e Shqipërisë.Kastro Ziso

“Është kthyer në një reprezalje, në një grup kriminal mjekësia shqiptare. Sistemi është i kalbur, janë pallavra të gjitha këto që thonë. Si nëna ime ka shumë nëna të tjera në këtë vend që vuajnë,” shprehet Kastro.

Kastro fajëson shtetin shqiptar për vdekjen e nënës së tij dhe shumë të tjerëve në spitalin e Onkologjikut, pasi nuk arrin t’u sigurojë të sëmurëve ilaçet e duhura për kurim.

“Javën që nëna ime ishte e shtruar në QSUT, 9 të tjerë humbën jetën për shkak të kancerit sepse s’mundën të merrnin ilaçin që u duhej. Shishja e vogël e medikamentit dhe kura e kimioterapisë, që kushtojnë 2000 euro, mund t’ja kishin zgjatur jetën nënës time. Ka shumë njerëz që s’marrin dot as gjysmën e kurës sepse s’kanë para, apo që nuk ngrenë dot zërin sepse s’kanë frymë për ta bërë. Kjo mjekësi që është kthyer në një grup kriminal, po u merr jetën njerëzve”, bërtet Kastro, i cili nuk e fsheh dot më dhimbjen e madhe.

“Shteti i subvencionon, por shteti bën edhe dallime. Për disa ka, për të tjerë nuk ka. Shumica marrin një të katërtën e kurës, dhe jo vetëm që nuk i shëron, por i përkeqëson. Ka mijëra njerëz që e vuajnë dhe e vuajnë pafund këtë problem. Doktorët dhe shefat e tyre nga lart poshtë janë përgjegjës”, shprehet ai i indinjuar.

https://youtu.be/WekKtINlL7A

 

Postime të ngjashme

5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Çfarë duhet të dini para një ndërhyrjeje estetike? | Podcast me Dr. Tani Asqeri
“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit
Çfarë i bën mëlçisë tuaj konsumi i kafesë
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë