Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta
Arteriet janë enët e gjakut që bartin gjakun e pasur me oksigjen në zemër dhe në të gjithë trupin tonë. Pikërisht, bllokimi i plotë ose i pjesshëm i arterieve nga pllakat aterosklerotike shkakton sëmundjen mjaft të përhapur që sot njihet si ateroskleroza. Këto pllaka janë të përbëra nga pikla yndyre, kolesteroli, kalcium, si edhe nga qeliza apo substanca të tjera të gjakut. Me kalimin e kohës, mbivendosja e këtyre pllakave në arterie, shkakton ngushtimin e tyre duke çuar kështu në kufizimin e fluksit të gjakut të oksigjenuar në organe, dhe në të gjithë trupin tonë. Ateroskleroza mund të çojë në probleme serioze, duke përfshirë këtu atakun në zemër dhe vdekjen. Ateroskleroza mund të prekë çdo arterie të trupit duke përfshirë arteriet në zemër, tru, krahët, këmbët, legenin, veshkat, etj. Në varësi të arteries së prekur zhvillohen edhe sëmundjet me simptomat përkatëse.
Kjo pije do t’ju ndihmojë të pastroni trupin nga toksinat dhe të largoni dhjamin nga enët e gjakut.
Ajo çfarë ju duhet është:
- Një filxhan lëng domate
- ¼ filxhan lëng limoni
- Piper të nxehtë, ose mund të përdorni ½ lugë çaji piper
- 1 lugë gjelle xhenxhefill
- Dy gjethe selino
Përzieni të gjitha këto përbërës në blender. Pas përzierjes do të përfitoni një filxhan pije. Mund ta konsumoni atë tri herë në ditë në mes të ngrënies.
Burimi: http://earthofhealth.com/https://shendeti.com.al


