Ekspertët e shëndetësisë: “Virusi Zika, më i frikshëm sesa e kishim menduar”

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Sa më shumë kërkime të bëhen ndaj virusit Zika, aq më i frikshëm duket, deklaruan dje zyrtarët federalë të shëndetit. Ata thonë se duhet të investohen më shumë para për mbajtjen nën kontroll të mushkonjës, si dhe për prodhimin e vaksinave dhe trajtimin e sëmundjes.

Shkencëtarët mendojnë se ky virus është i rrezikshëm dhe shkakton defekte të rënda tek truri i fetusit, nëse një grua infektohet gjatë shtatzënisë.

“Çdo gjë që mësojmë për këtë virus, duket se është më e frikshme se sa e kishim menduar në fillim,” deklaroi dr. Anne Schuchat, nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjes.

Në fillim të muajit shkurt, OBSH shpalli gjendjen e jashtëzakonshme të virusit Zika. Ekspertët janë të shqetësuar se virusi po përhapet shumë shpejt, dhe mund të ketë pasoja shumë të rënda. Sipas OBSH-ës, virusi Zika është po aq i rrezikshëm sa Ebola.

Në Shqipëri nuk është hasur asnjë rast me virusin Zika, megjithatë, me ardhjen e verës shtohet edhe rreziku për t’u prekur nga ky virus, duke qenë se në Shqipëri qarkullon mushkonja tigër, e cila është transmetuese e këtij virusi.

Burimi: The Washington Post / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Projekti i shëndetësisë, Banka Botërore bën bilancin: Nga “rrëzimi” i reformës së financimit te digjitalizimi
Plotësoi skedën e vdekjes së një 85-vjeçareje, doktoresha merret nën hetim/ Reagojnë mjekët në Mamurras
Ndikimi i dezinformimit në vaksinimin e fëmijëve
Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar