Ja pse duhet të provoni agjërimin për të paktën 3 – 5 ditë

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Agjërimi është tërheqja vullnetare ose reduktimi i ushqimit dhe pijeve për një periudhë të caktuar kohore. Agjërimi përmirëson sistemin e trupit, riparon qelizat dhe rikthen funksionin normal hormonal.

melciNjë hulumtim i kryer në Universitetin e Kalirofnisë Jugore, ka gjetur se nëse nuk hani për 3 – 5 ditë, do t’ju forcohet sistemi imunitar  dhe do të stimulohet rigjenerimi i të gjithë organizmit. Në vitin 2014, një studim i kryer tek minjtë tregoi se agjerimi përmirësonte presionin e gjakut, rriste ndjeshmërinë ndaj insulinës, reduktonte inflamacionin dhe ulte ndjeshëm rrezikun e sëmundjeve kronike.

Njerëzit që duan të praktikojnë agjërimin të paktën 3 ditor (3 – 5 ditë) duhet të rrinë të gjithë ditën pa ngrënë dhe duhet të hanë vetëm në orën 8 të mbrëmjes brenda gjysmë ore. Përfitimet që merren nga këto ditë agjërimi:

  • Mban leptinën dhe ndjeshmërinë ndaj insulinës në nivel normal
  • Ul radikalet e lira dhe lufton inflamacionin
  • Rrit sistemin imunitar
  • Ul nivelin e triglicerideve
  • Përmirëson funksionin e kujtesës dhe të mësuarit
  • Nxit procesin e tretjes, përshpejton metabolizmin, ju ndihmon të bini në peshë
  • Lehtëson efektet anësore të kimioterapisë, për pacientët që vuajnë nga kanceri
  • Ndalon në përhapjen e qelizave kancerogjene
  • Përmirëson shëndetin e trurit

Burimi: Choose Healthy Life

Postime të ngjashme

Pajisjet mjekësore të bazuara në substanca - Një kategori e re produktesh terapeutike
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare
Inxhinierët mjekësorë zhvillojnë stimuluesin kardiak aq të vogël sa mund të injektohet përmes një shiringe
Kombinimi i barnave mund të parandalojë mijëra sulme në zemër
Shkencëtarët tregojnë ndryshimin e stilit të jetesës, që mund të vonojë demencën për vite të tëra